NATO pas sulmeve të SHBA-së në Iran

Një zyrtar i NATO-s ka deklaruar për agjencinë Reuters se Aleanca është duke monitoruar me vëmendje zhvillimet pas sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara ndaj tri centraleve kryesore bërthamore në Iran, shkruan Gazeta Sinjali.

Duke folur të dielën, zyrtari theksoi se NATO është e përkushtuar ndaj stabilitetit rajonal dhe se situata aktuale përbën shqetësim serioz, veçanërisht për ndikimin që mund të ketë në misionin jo-luftarak të Aleancës në Irak.

“Sigurisht që po e ndjekim situatën nga afër,” tha ai, duke iu referuar misionit këshillimor dhe të ndërtimit të kapaciteteve që NATO po zhvillon në Irakun fqinj, raporton Sky News.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Trump paralajmëron Iranin:

Read Next

Publikohen pamjet nga sulmi shkatërrues amerikan në Iran