Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë kryer me sukses sulme ajrore ndaj tri centraleve bërthamore në Iran: Fordo, Natanz dhe Esfahan.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump shkroi:
“Ne kemi përfunduar sulmin tonë shumë të suksesshëm në tre centralet bërthamore në Iran, duke përfshirë Fordow, Natanz dhe Esfahan. Të gjithë aeroplanët tani janë jashtë hapësirës ajrore të Iranit.”
Ai shtoi se një “ngarkesë e plotë bombash” ishte hedhur mbi centralin Fordo, ndërsa avionët janë në rrugën e kthimit drejt Shteteve të Bashkuara.