Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, kanë zhvilluar të mërkurën një bisedë telefonike, ku kanë rënë dakord se konflikti mes Izraelit dhe Iranit duhet të përfundojë menjëherë.
Sipas njoftimit të publikuar nga Kremlini, të cilit i referohet agjencia Reuters, Putin ka shprehur gatishmërinë e Rusisë për të ndërmjetësuar në një zgjidhje diplomatike që do të adresonte shqetësimet e Izraelit dhe Perëndimit për programin bërthamor të Iranit.
Në të njëjtën bisedë, Putin e informoi liderin e Emirateve për kontaktet e tij të fundit me liderë ndërkombëtarë, në funksion të stabilitetit rajonal dhe shmangies së përshkallëzimit të mëtejmë të situatës.