Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka theksuar se shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian mbeten për heqjen e masave për Kosovën, por ka bërë thirrje që Qeveria e Kosovës të shmangë veprimet të pakoordinuara në veri.
Rohde tha se shtetet evropiane ishin gati për të hequr masat që vitin e kaluar.
Sipas tij, megjithatë, veprimet e pakoordinuara në veri çuan disa shtete të anëtarëve të Bashkimit Evropian të kërkojnë më shumë kohë, duke shtyrë heqjen e menjëhershme të masave.
“Shiko, BE-ja, shumica e shteteve anëtare janë për heqjen e menjëhershme. Vitin e kaluar pati disa veprime të pakoordinuara në veri dhe disa vende thanë ‘Të presim edhe pak’. Kjo do të mund të ishte realizuar shumë më herët. Kemi parë vendimin dhe hapat e parë të heqjes graduale në katër vitet e fundit. Kur kam takuar palët, ata janë ankuar për përfaqësuesit e lartë që vijnë nga shtetet mosnjohëse. Tani kemi një ekip ëndrrash, të gjithë ata kanë ardhur këtu. Duhen dy persona për vallëzim. Kosova duhet të ndërmarrë hapat e saj dhe të mos bëjë veprime të pakoordinuara,” tha Rohde për RTK-në. /GazetaSinjali/