Bislimi paraqitet në Prokurorinë Speciale

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi ka hyrë në Prokurorinë Speciale, i cili është ftuar për të dhënë deklaratë për rastin e hetimeve që lidhen me kontratën për fabrikën e mbetjet nën shtazore të ministrisë së Bujqësisë që drejtohet nga ministri në detyrë Faton Peci, raporton KosovaPress.

Intervistimi i tij ka nisë nga ora 09:30.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci ka përmendur Bislimin për çështjen e funksionalizimit të fabrikës së mbetjeve nën shtazore.

Ai pati thënë se Bislimi i kishte thënë se pavarësisht kostos financiare, “e rëndësishme është të trajtohen mbetjet shtazore.”

Lajmi në përditësim…

Read Previous

Osmani: Kosova e vendosur të çelë kapituj të ri bashkëpunimi me Hungarinë

Read Next

Hargreaves takohet me përfaqësues të OJQ-ve