Presidentja Osmani pritet me nderime ushtarake në Budapest

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po e zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari.

Ajo në Budapest u prit nga homologu i saj Tamas Sulyok.

Shefja e shtetit të Kosovës, atje u prit me nderimet ushtarake.

Osmani këtë vizitë e cilësoi në dobi të qytetarëve dhe në funksion të bashkëpunimit të ndërsjellë.

“Faleminderit për pritjen me nderime ushtarake në Budapest, President Sulyok! Një vizitë e rëndësishme për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, në dobi të qytetarëve tanë dhe në funksion të bashkëpunimit të ndërsjellë”, deklaroi ajo.

Read Previous

​Haxhiu: Nuk do të ketë pushime verore pa konstituimin e Kuvendit

Read Next

Bashkimi Evropian kërkon ndalim të plotë të importit të gazit rus