Klubet kosovare, Drita, Prishtina dhe Malisheva pritet t’i mësojnë gjatë ditës së sotme (e martë) kundërshtarët për garat evropiane të UEFA për edicionin 2025/26.
Më shumë se 150 nga 230 klube të nivelit të lartë fillojnë udhëtimin e tyre në futbollin evropian të klubeve për sezonin 2025/26 me shortin e raundit të parë dhe të dytë kualifikues të programuar për sot dhe të mërkurën.
Katër nga këto ekipe vijnë nga Kosova, me Dritën si Kampionëve që fillon garat në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, Prishtinën si fitues e Kupës së Kosovës që nis garat nga raundi i parë kualifikues në Ligën e Evropës dhe Ballkani nga raundi i dytë kualifikues në Ligën e Konferencës dhe Malisheva nga raundi i parë kualifikues i Ligës së Evropës.
Kampioni i Kosovës si kundërshtarë të mundshëm në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve mund të ketë skuadra si: Inter Clubd d’Escaldes, FC DIfferdange 03, Vikingur, Shelbroune ose Egnatia.
Fituesja e Kupës, Prishtina pritet të ketë kundërshtar të vështirë pasi mund të ndeshjet me klube si Shakhtar Donetsk, Sheriff Tiraspol, NK Celje dhe Spartak Trnava.
Në anën tjetër, Malisheva mund të ndeshet me ekipet si Vikingur Reykjavik nga Islanda, Partizani i Tiranës, Floriana FC nga Malta dhe St Joseph’s FC i Gjibraltarit.
Kur fillon shorti
Shortet do të transmetohen drejtpërdrejt në faqen UEFA.com. Shortet e raundit të parë kualifikues fillojnë në orën 14:00 me Ligën e Kampionëve, e ndjekur nga Liga e Evropës në orën 15:00 dhe që përfundon me Ligën e Konferencave në orën 16:00.
Të mërkurën, më 18 qershor, do të hedhet shorti i raundit të dytë kualifikues që fillon në orën 12:00 me Ligën e Kampionëve të UEFA-s, e ndjekur nga Liga e Evropës në orën 13:00, dhe përfundon me Ligën e Konferencave në orën 14:00. /Telegrafi/