Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka njoftuar për rritje të çmimeve të naftës në vend, si pasojë e zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.
Megjithatë, sipas tij, çmimet e naftës në Kosovë mbeten më të ulëtat në rajon.
Sipas tij, tregu stabilizohet nëse arrihet marrëveshje për ndalje të tensioneve të filluara mes Iranit dhe Izraelit.
“Sa i përket çmimeve situata dhe berzha përcakton çmimin. Ndërsa, në tregun kosovar nuk do të mungojnë derivatet. Këto lëvizje janë botërore, kjo lëvizje është në dorën e Trumpit, Kosova është treg i vogël, në qoftë se arrihet marrëveshje, stabilizohet tregu. Çmimet kosovare sot janë më të lirat në regjion edhe pse është krizë globale”, ka thënë ai për Kohën.
Ndërsa përmes një postimi në Facebook, Berjani ka njoftuar se çmimet aktuale për naftë janë 1.14-1.24 euro për litër, ndërsa për benzinë 1.15-1.25 euro për litër. /Koha.net/