Numri i divorcëve në Kosovë ka shënuar një rritje gjatë muajve të parë të vitit 2025.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), vetëm në muajin prill janë regjistruar 140 raste të shkurorëzimeve, duke shënuar një rritje prej 14% krahasuar me muajin mars, kur u raportuan 123 raste.
Në periudhën janar-prill 2025, gjithsej 528 çifte kanë vendosur të japin fund martesës së tyre. Nga këto raste, muajin më të lartë të divorcesh e ka pasur muaji shkurt, me 141 raste, pasuar nga prilli me 140, janari me 124, dhe marsi me 123.
Kjo rritje e rasteve të divorcesh tregon një tendencë të vazhdueshme të shkurorëzimeve në Kosovë, duke ngritur pyetje për faktorët që po ndikojnë në marrëdhëniet e martesës në vend. /GazetaSinjali/