Sot ka pasur një fillim të kujdesshëm të seancës në Evropë, sipas ANSA.
Frankfurti (+0.04%) dhe Parisi (+0.08%) hapën pak mbi nivelin e mëparshëm, Milano fillimisht nisi në rritje (+0.13%) por menjëherë kaloi në rënie, ndërsa Madridi shënoi një rënie prej 0.35 për qind. Vetëm Londra u hap me një rritje të qartë, me indeksin FTSE 100 që fitoi 0.27 për qind. Diferenca midis BTP-ve dhe Bund-eve rikthehet në 92 pikë në hapjen e tregjeve.
Rendimenti i obligacioneve 10-vjeçare italiane u rrit lehtë në 3.45 për qind, ndërsa ai gjerman mbeti në nivelin 2.53 për qind./kp