Alfa Romeo ka vendosur të shtyjë lansimin e SUV-it të ri Stelvio me motor elektrik të plotë, duke e zhvendosur për në vjeshtën e vitit 2026.
Sipas burimeve brenda Stellantis, modeli mund të vijë edhe në version hibrid, për shkak të kërkesës në rënie për makinat elektrike dhe rritjes së interesit për modelet hibride në Evropë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Vendimi pason një strategji të ngjashme me atë të Fiat, i cili po pajis me motorë hibrid disa versione të modelit 500e.
Mungesa e infrastrukturës së karikimit, çmimet e larta dhe mungesa e stimulimeve qeveritare po pengojnë përhapjen e makinave elektrike në tregun evropian. /Telegrafi/