Dështon sërish konstituimi i Kuvendit

Edhe të hënën ka dështuar që të përmbyllet seanca konstituive e nisur më 15 prill.

Në vazhdimin e 29-të të seancës u bë e 21-ta herë radhazi që deputetët nuk patën kuorum për ta formuar Komisionin për votim të fshehtë për zgjedhje të kryetarit të Kuvendit. 

Në sallë kanë qenë 102 deputetë, prej tyre për kanë votuar 53, asnjë votë s’ka qenë kundër dhe asnjë nuk ka abstenuar. 

Seanca e radhës është caktuar për të mërkurën në orën 11:00. /Koha.net/

Read Previous

Ukraina thotë se Rusia nisi ‘bombardimin më të madh gjatë natës’ të luftës

Read Next

Krasniqi: S’mundet Kushtetuesja me na zgjedh këtë situatë