Rafuna: Bizneset po bëhen gati të dalin në Shqipëri e Maqedoni

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna ka treguar se janë duke u mbyllur kompani dhe duke u larguar punëtorët nga vendet e tyre të punës shkak Liberalizimin i Tregut të Energjisë.

“Një kompani e ka ndalur komplet prodhimin. Një kompani tjetër i ka hyrë riorganizimin dhe e ka njoftuar një pjesë të stafit që pas festës së Bajramit mos të dalin në punë pa e marrë një njoftim prej kompanisë. Kemi edhe kompani që ka filluar të shikojnë në vendet e rajonit. Kemi kompani që është duke shikuar në Shkup me shku në zonën e Tetovës ku është ofruar prej prej 10 vite nga Qeveria e Maqedonisë pa asnjë shpenzim dhe asnjë kosto shtesë me u vendos biznesin atje dhe me prodhu. Një tjetër e kemi që është duke hulmtuar Kukësin. Jemi në ditën e pestë dhe efektet kanë filluar menjëherë t’i vrejmë”, tha Rafuna.

I pyetur se sa është numri i punëtorëve te kompania që e ka ndal prodhimin dhe tjetra është në riorganzim, ai ka dhënë shifra shqetësuese.

“Njëra i ka 200 punëtorë dhe tjetra i ka 50-të. Në total  250 punëtorë”, tha ai.

Rafuna e ka marrë një shembull se tani me rritjen e çmimit të energjisë elektrike një kompani do të paguajë 740 mijë euro në muaj.

“Deri më sot ai ka paguar 240 mijë euro faturën mujore, me ofertën e re të cilin e ka marrë prej KESCO ai duhet të paguajë 740 mijë euro. Gjysmë milioni me paguar tani në muaj çmim të energjisë elektrike. Gjysmë milioni me pas profit a e dini sa çfarë zgjerimi të biznesit dhe investimi kishte bërë. Tash gjysmë milioni duhet me ia dhënë një kompanie ose një furnizuesi në emër të energjisë elektrike. Sa e jep këtu ai shkon në Kukës, Shkup ose në Tetovë edhe funksionon atje me çmim më të ulët”, tha Rafuna.

Ai ka treguar se në Shqipëri janë bizneset në treg të hapur por iu qëndron mbrapa me subvencionim.

Read Previous

Parashikimi i motit për sot

Read Next

Sylvinho: Jam krenar për lojtarët, por i zhgënjyer me rezultatin