Përplasja mes presidentit amerikan Donald Trump dhe shefit ekzekutiv të Teslas, Elon Musk, po bëhet gjithnjë më e thellë. Duke iu drejtuar gazetarëve në bordin e “Air Force One”, Trump deklaroi se nuk ka në plan të zhvillojë ndonjë bisedë me Musk.
“Shpresoj që ai të ketë sukses me Teslën,” u shpreh presidenti republikan, duke lënë të hapur mundësinë për kontroll të marrëdhënieve financiare mes Teslës dhe qeverisë federale.
“Do të shqyrtojmë gjithçka. Janë shumë para,” shtoi ai.
Nga ana tjetër, Musk ka vazhduar kritikat ndaj projektligjit republikan për taksat dhe shpenzimet, të cilin Trump e ka përshkruar si një projektligj “të madh dhe të mrekullueshëm”.
Pa e përmendur drejtpërdrejt presidentin, Musk shkroi në platformën e tij X se ky ligj do të dëmtonte politikisht republikanët dhe do ta rriste ndjeshëm borxhin kombëtar, me “36.2 trilionë dollarë” të tjerë.
Ndërkohë, pas përplasjes mes Trumpit dhe ish-këshilltarit të tij, aksionet e Teslës ranë me 14%, duke humbur rreth 150 miliardë dollarë në vlerë – rënia më e madhe ditore në historinë e kompanisë. Megjithatë, një ditë më vonë, aksionet shënuan një rimëkëmbje. /GazetaSinjali/