Arrestohen dy persona pasi i bllokuan rrugën dhe ia morën veturën viktimës

Të premten, dy persona janë arrestuar për lëndim të lehtë trupor në Komoran.

Sipas Policisë së Kosovës të dyshuarit në gjendje të dehur ia kanë bllokuar rrugën me veturë një personi dhe e kanë sulmuar.

Pasi sulmit të dyshuarit ia kanë marrë automjetin.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në gjendje të dehur, me veturën e tyre, i kanë zënë-bllokuar rrugën viktimës mashkull kosovar i cili ishte me automjet dhe pasi e kanë sulmuar fizikisht, i kanë marrë automjetin. Sipas ankuesit, të dyshuarit kishin një mjet të mprehtë-thikë dhe një armë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Read Previous

Zgjidhet çështja e mosnjohjeve të barkodeve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare

Read Next

Zelensky: Putin po fiton kohë për të vazhduar luftën