Tregu energjetik, bizneset paralajmërojnë protestë më 11 qershor

Sot, organizatat ekonomike të Kosovës kanë mbledhur rreth 300 përfaqësues të bizneseve nga e gjithë Kosova, të cilët janë goditur rëndë nga pasojat e kalimit në tregun e lirë energjetik, që ka sjellë rritje të menjëhershme dhe të paqëndrueshme të çmimit të energjisë – në disa raste mbi 250%.

Aleanca Kosovare e Bizneseve, njofton se gjatë takimit, bizneset shprehën shqetësim të thellë për ndikimin e këtyre rritjeve në koston e operimit, rrezikimin e vendeve të punës dhe pasiguritë në të bërit biznes në vend.

“Si përgjigje ndaj kësaj situate të rënduar, u vendos që të ndërmerren hapa konkretë. Bizneset, së bashku me organizatat përfaqësuese, paralajmëruan protesta gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e punëtorëve dhe bizneseve në qendër të Prishtinës me 11 qershori  2025 nga ora 11h. Qëllimi i protestës është të kërkohet nga institucionet e Kosovës ndërhyrje urgjente për të mbrojtur sektorin privat nga falimentimi dhe për të rivlerësuar politikat e tregut të lirë energjetik. Organizatat ekonomike u zotuan të mos ndalen deri në gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme për bizneset dhe ekonominë e vendit”, thuhet në njoftim. /RTKlive

Read Previous

Agjenti i BIA-s dënohet me 5 vjet burgim pasi pranoi fajësinë për spiunazh

Read Next

Seanca gjyqësore për Banjskën mbahet më 9 qershor