Një person është arrestuar në rrugën “Besim Bishtrazhini” në Gjakovë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”, këtë e ka bërë të ditur për TV Syri, zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Nysret Xhurkaj.https://www.syri-vision.tv/
“Më datë 27.04.2021 rreth orës 09:30 minuta në Rr,” Besim Bistrazhini” –Gjakovë, Stacioni policor ka pranuar njoftim për dëmtim prone.Me të dalë në vendngjarje patrulla policore, ka takuar ankuesin te cilit i ishte dëmtuar vetura nga persona të panjohur. Derisa patrulla policore ishte duke intervistuar ankuesin, aty shfaqet i dyshuari i lartcekur, duke dal nga një shtëpi e pa banuar dhe i njëjti filloi ta ngrije zërin duke thënë “largohuni prej pronës time dhe largojeni atë veture se po me pengon”.. Ne momentin kur policet ju drejtuan këtij personi, i njëjti filloj qe ti gjuante me tulla policet. Sulmuesi është arritur qe te arrestohet. Zyrtaret policor të cilët janë lënduar janë duke pranuar tretman mjekësorë ne Emergjencën e Spitalit “Isa Grezda”, ku gjendja e tyre është stabile.” Thuhet mes tjerash në komunikatën e Policisë https://www.syri-vision.tv/
Ne lidhje me rastin është informuar Prokurori kujdestar, dhe me urdhër te tij i dyshuari është ndaluar në stacionin policor për 48 orë. https://www.syri-vision.tv/