Rama: Shqipëria destinacioni i preferuar për dashamirësit e natyrës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se vetëm në katër muajt e parë të këtij viti, 867 mijë vizitorë kanë eksploruar bukuritë e zonave tona të mbrojtura.

Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë 60 mijë vizitorë më shumë.

“Nga liqenet alpine te lagunat, nga pyjet shekullorë te Vjosa, lumi i fundit i egër në Evropë, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë destinacioni i preferuar për dashamirësit e natyrës dhe aventurë”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/

Read Previous

Zvicra miraton shitjen e tankeve Leopard në Gjermani, por ka një kusht

Read Next

Microsoft do të investojë 400 milionë dollarë në Zvicër për Inteligjencën Artificiale dhe “cloud computing”