Fshati zviceran, Blatten, është shkatërruar pjesërisht pasi një ortek akulli ka rënë mbi të.
Edhe pse fshati ishte evakuuar disa ditë më parë për shkak të frikës nga akulli, një person është raportuar i zhdukur dhe shumë shtëpi janë bërë rrafsh.
Kryetari i Blattenit, Matthias Bellwald, ka thënë se “e paimagjinueshmja ka ndodhur”, por ka premtuar se fshati do të ketë të ardhme, shkroi BBC.
/koha.net/