Liberalizimi i i tregut të energjisë, ZRRE-ja merr dy vendime

Zyra e Rregullatorit të Energjisë, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme, në të cilën ka marrë dy vendime që ka të bëjë me liberalizimin e tregut të energjisë.

Në njoftim thuhet se Bordi i ZRRE-së, ka marrë vendim që t’i lëshohet licenca kompanisë VOLTKOS dhe t’i njihet licenca e AI EnergyX.

“Në kuadër të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme. Në këtë mbledhje, Bordi i ZRRE-së ka vendosur të lëshojë licencën për furnizim me energji elektrike për ndërmarrjen VOLTKOS S Sh.p.k., një hap ky që kontribuon drejtpërdrejt në zgjerimin e ofertës dhe rritjen e konkurrencës në tregun e furnizimit me energji elektrike në Kosovë”, thuhet në njoftim./rtklive

Read Previous

BE fillon heqjen e masave ndaj Kosovës, por procesi mbetet i kushtëzuar

Read Next

Parashikimi i motit