Minnesota ngushton rezultatin në serinë finale të Konferencës së Perëndimit

Minnesota Timberwolves kanë shënuar një fitore të thellë ndaj Oklahoma City Thunder, duke triumfuar me rezultat 143:101 në ndeshjen e tretë të serisë së Play-Off në Konferencën Perëndimore të NBA-së.

Që në çerekun e parë, Minnesota tregoi dominim absolut, duke e mbyllur atë me 20 pikë epërsi (34:14), një sinjal i qartë për rrjedhën që do të merrte takimi.

Diferenca u rrit gradualisht gjatë ndeshjes, duke arritur mbi 30 pikë në fillim të çerekut të fundit.

Anthony Edwards ishte basketbollisti kryesor për vendasit, duke shënuar 30 pikë .

Atij iu bashkua Julius Randle me 24 pikë të tjera, duke kompletuar një paraqitje të fuqishme të Minnesotas në këtë fazë të rëndësishme të kampionatit.

Në anën tjetër, Oklahoma City pati një natë të zbehtë, ku vetëm Shai Gilgeous-Alexander arriti të shënojë dyshifror me 14 pikë, por pa mundur ta ndihmojë skuadrën të shmangte humbjen.

Me këtë fitore, Minnesota ngushton epërsinë e OKC në 2-1 në serinë finale të Konferencës së Perëndimit. /Telegrafi/

Read Previous

Kërcënohet përmes rrjeteve sociale një polic në Mitrovicë

Read Next

Kanada rikthen traditën: Mbretin Charles III ftohet të hapë parlamentin