Zbulohen 3 klubet e njohura që kërkojnë transferimin e Luka Modric

Luka Modric do të largohet pas 13 sezonesh nga Real Madridi, të shtunën në ndeshjen e fundit në La Liga, ndaj Real sociedad, në “Santiago Bernabeu” do të ketë një ceremoni speciale për kroatin dhe sigurisht një super koreografi enkas për të nga tifozët.

Edhe pse Modric shpresonte të qëndronte te Real Madrid është për një vit tjetër, vendimi i klubit për largimin e tij ka qenë i prerë. Edhe pse 38 vjeç, Modric dëshiron të vazhdojë të luajë, me synimin madhor për të qenë pjesë e Kupës së Botës 2026, një turne ku ai planifikon të varë “këpucët në gozhdë” me Kombëtaren, por pse jo ta mbyllë përfundimisht karrierën.

Pavarësisht moshës, për kroatin sërish ka një interes të madh, por destinacioni i tij i ri pritet të jetë larg Europës. Në Arabinë Suaidte, Al Nassr duket shumë e interesuar për Modric dhe e sheh atë si partnerin ideal për mesin e fushës bashkë me patriotin e tij, Marcelo Brozovic. Gjithashtu për Modric ka interes edhe nga MLS, Chicago Fire po mendon të bëjë surprizën e verës duke afruar në mesfushë dy legjenda si Modric dhe Kevin De Bruyne.

Një tjetër ekip në MLS që interesohet për Modric është edhe Inter Miami, që kërkon t’i bashkngjitë kroatin yjeve si Messi, Suarez, Busquets etj. /Telesport.al/

Read Previous

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Read Next

​Këto janë dy duelet që Kosova do t’i zhvillojë muajin që po vjen në “Fadil Vokrri”