Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar të enjten se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vendosur sanksione të reja Sudanit, pasi që është evidentuar se përgjatë zhvillimit të luftës civile janë përdorur armë kimike, ka raportuar BBC.
Eksportet e SHBA-së drejt këtij vendi do të kufizohen dhe do të vendosen kufij për huamarrjen financiare, duke filluar nga data 6 qershor, thuhet në njoftimin e lexuar nga zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.
Si ushtria sudaneze, ashtu edhe grupi paraushtarak RSF janë akuzuar për krime lufte gjatë konfliktit.
BBC-ja ka kontaktuar autoritetet sudaneze për një reagim ndaj vendimit më të fundit të SHBA-së, mirëpo zyrtarët sudanezë ende nuk janë deklaruar lidhur me çështjen.
Më shumë se 150,000 persona kanë mbetur të vrarë gjatë konfliktit, që nisi dy vjet më parë si rezultat i luftës për pushtet ndërmjet Ushtrisë sudaneze dhe grupit paraushtarak RSF
Në muajt e fundit, forcat ushtarake e kanë rikthyer në kontroll kryeqytetin, Khartoum, porse luftimet vazhdojnë në pjesë të tjera të vendit./koha.net/