Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ulën për rundin e pestë të negociatave mbi programin bërthamor të premten në Romë.
Zyrtarët amerikanë insistojnë se Irani nuk mund të vazhdojë të pasurojë uraniumin në asnjë marrëveshje që mund të çojë në heqjen e sanksioneve ndaj Teheranit. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka thënë se mungesa e pasurimit do të nënkuptonte “ne nuk kemi marrëveshje”.
SHBA-ja do të përfaqësohet sërish në bisedime nga i dërguari për Lindje të Mesme, Steve Witkoff, dhe Michael Anton, drejtori për planifikimin e politikave në Departamentin e Shtetit, raportoi AP.
Ndërsa autoritetet nuk kanë ofruar një lokacion për bisedime, një tjetër rund në Itali u bë në ambasadën e Omanit atje.
Ministri i Jashtëm i Omanit, Badra l-Busaidi, po ndërmjetëson negociatat.
Bisedimet kanë për qëllim të kufizojnë programin bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së disa prej sanksioneve amerikane./koha.net/