Nesër përpjekja e 20-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit

Deputetët e zgjedhur më 9 shkurt do të mblidhen sërish nesër në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 20-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë. Vazhdimi i seancës konstituive është paraparë të nisë në orën 11:00.

Të mërkurën ka dështuar përpjekja e 19-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Sërish nuk u arrit të formohet komisioni për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Nën drejtimin kryesuesit Avni Dehari, seanca serish nuk pati kuorum për vendimmarrje lidhur me komisionin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, pasi subjektet politike parlamentare, PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-Nisma, nuk propozuan deputetë për anëtarë të këtij komisioni. 

Për përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, votuan 54 deputetë, një votoi kundër, ndërsa abstenime nuk pati. 

E derisa dështimi për konstituimin e Kuvendit po përsëritet tash e 19 herë, partitë politike vazhdojnë të kritikojnë njëra-tjetrën për bllokadën politike./rtklive

Read Previous

Dy të vdekur e dy të zhdukur nga përmbytjet në Australi

Read Next

A ka BE-ja ende mjete efektive për t’i ushtruar presion Rusisë?