Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka theksuar se konstituimi i Kuvendit nuk mund të bëhet pa një marrëveshje politike ndërmjet partive, duke kritikuar Vetëvendosjen për shmangie nga ky parim bazë.
Ajo tha se LDK ka qenë e qartë se marrëveshja duhet të jetë bazë për çdo zgjidhje institucionale, ndërsa çështja e kandidatit është e dyta me rëndësi.
“Le të themi gjërat troç. Nuk bëhet askush kryetar Kuvendi pa marrëveshje politike”, tha ajo, duke shtuar se LDK nuk ka obligim të votojë një kandidat në të cilin nuk e gjen veten.
Lidhur me deklaratat e deputetit Albin Kurti, Kica-Xhelili tha se nuk ka nevojë t’i komentojë ato, duke përmendur se LDK ka dorëzuar kallëzim penal për mënyrën se si Kurti vazhdon të veprojë si kryeministër në detyrë. “Mënyra si ai shfrytëzon mjetet e qeverisë e bën plotësisht të padenjë për t’u komentuar,” u shpreh ajo. /Albanianpost.com