Basha: VV-ja u tregua konstruktive

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka deklaruar se partia e tij është treguar konstruktive, por i akuzoi partitë e tjera se me votë kundër po bllokojnë konstituimin e Kuvendit.

Basha u shpreh para mediave se zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë opsion për VV-në pasi tha se “ka pasur zgjedhje”.

“Me rëndësi është që VV-ja tashmë është treguar konstruktive që për qëllim ka pasur zhbllokimin. Bllokues janë ata që po votojnë kundër”, ka thënë Basha./Koha.net

Read Previous

Tentativa e radhës për konstituim, të mërkurën në ora 11.00

Read Next

BE-ja dhe Britania me marrëveshje në disa fusha