Izraeli thotë se do të lejojë futjen e një sasie të ushqimit bazë në Gazë

Zyra e Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka njoftuar se do të lejojë një sasi ushqimi bazë që të futet në Gazë, për të siguruar se s’do të zhvillohet asnjë krizë urie, ka raportuar BBC-ja.

Ky vendim vjen 10 javë pasi Izraeli bllokoi Rripin e Gazës, derisa Zyra shtoi se kjo u ndërmor me rekomandim të Forcave Mbrojtëse të Izraelit.

“Izraeli do të veprojë për të mohuar aftësinë e Hamasit për të marrë kontrollin e shpërndarjes së ndihmës humanitare, në mënyrë që të sigurohet që ndihma të mos arrijë te terroristët e Hamasit”, thuhet në njoftim.

Izraeli është vënë nën presion për të hequr bllokadën e tij, gjatë së secilës nuk është lejuar futja e ushqimit, karburantit dhe ilaçeve për palestinezët.

Njoftimi erdhi disa orë pasi ushtria izraelite tha se kishte nisur operacione të gjera tokësore në Gazë.

Read Previous

Mjeku më i ri në botë

Read Next

​Kush janë kampionët e Kosovës ndër vite në basketboll?