Ekstradimi i Masuricës në SHBA, Haxhiu: Dëshmi e forcimit të ligjit në Kosovë

Liridon Masurcia nga Gjilani është ekstraduar nga Kosova për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi që dyshohet për mashtim online dhe vjedhje të identitetit.

Masurica dyshohet se është ndër administratorët kryesor i “BlackDB.cc” tregut kriminal online.

Lidhur me këtë ka reaguar ministrja në detyrë e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Ekstradimi i një personi të shumëkërkuar për krime kibernetike, është dëshmi konkrete e zotimit të palëkundur për sundimin e ligjit pa përjashtim dhe pa kompromis. Ky veprim është një hap i madh përpara në ndërtimin e besimit në drejtësi dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Haxhiu.

Ministrja në detyrë tutje ka thënë se ky është vetëm një rezultat nga hapat që po ndërmarrim për të dëshmuar se Kosova është një vend ku krimi nuk gjen strehim.

Sipas njoftimit të Zyrës së Prokurorit të Shteteve të Bashkuara në Distriktin e Mesëm të Floridës, nëse dënohet për të gjitha akuzat, Masurica mund të përballet me një dënim maksimal prej 55 vitesh burgim. /Telegrafi/

Read Previous

Rohde: Anulimi i konferencës së Trendafilovas pas presionit të veteranëve, ngre shqetësime të mëdha

Read Next

Gjykata refuzon padinë ndaj ZRRE’së kundër shtrenjtimit të rrymës