Shënohet 70 vjetori i themelimit të Arkivit të Kosovës

Në platon e shëtitores së lumit Krena janë ekspozuar fotografi, raporte e dokumente që pasqyruan demonstratat historike të studentëve në vitin 1981 të cilat u titulluan “Vullkani i Republikës” e që shënuan edhe 40 vjetorin e kësaj ngjarje. Poashtu edhe dokumente e fakte historike me rastin e  70 Vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës. Ky aktivitet u organizua nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës.

Bedri Zyberaj, kryeshef ekzekutiv i ASHAK-së ka thënë gjatë fjalës së tij se përkundër vështirësive, sfidave institucioni që ai drejton ruan dokumente me vlerë për Kosovën. Në mesin e tyre ai përmendi dy më të vjetrat.

Për të parë nga afër këtë ekspozitë erdhi edhe kryetari i komunës, Ardian Gjini i cili tha se puna e arkivit duhet të vlerësohet  sepse ruajnë një pjesë të rëndësishme të historisë kombëtare.

Një hallkë e punës së arkivit të Kosovës është edhe zyra ndërkomunale e Gjakovës. Drejtori Valdrin Shehu tha se kontribut në themelimin e këtij institutcioni ka dhënë edhe Gjakova.

Kjo ekspozitë do të jetë e hapur edhe në qytetet tjera të Kosovës. Arkivat janë pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e ndërtimit të një vendi dhe e historisë së një kombi u tha me këtë rast.

Read Previous

Më 11 maj takimi mes Kurtit dhe Vuçiq

Read Next

Presidentja Osmani priti në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall