Djali i Ancelottit gati për hapin e madh në karrierë

Do të largohet nga Reali, por edhe nga babai i tij për të nisur një karrierë të vetëm si trajner i parë.

Davide Ancelotti është në qendër të vëmendjes, me skuadrën legjendare skoceze Rangers dhe dy klube spanjolle që po garojnë për ta emëruar atë si trajner për sezonin 2025/26, raporton Nicolo Schira.

35-vjeçari aktualisht shërben si ndihmës trajner te Real Madridi, nën drejtimin e babait të tij, Carlo Ancelotti.

Ai është gati të nisë aventurën e tij të parë si trajner i parë, pas disa viteve përvojë në klube të mëdha si Bayern Munich, Napoli dhe Everton.

Përveç interesit nga Rangers dhe ekipeve spanjolle, edhe skuadra gjermane RB Leipzig ka shfaqur interes konkret për shërbimet e tij.

Davide shihet si një profil modern dhe i përgatitur taktikisht, duke tërhequr vëmendjen e klubeve që kërkojnë rinovim dhe ide të freskëta në stol.

Në Itali, edhe Como po e monitoron situatën e tij, ku ai përmendet si një pasardhës i mundshëm i Cesc Fabregas.

Rangers beson se Ancelotti i ri mund të sjellë një qasje të re dhe të guximshme në Ligën Premier skoceze, për ta rikthyer titullin e kampionit.

Një gjë është e sigurt, Davide do të ndahet nga babai i tij për të nisur një karrierë të vetme si trajner i parë. /Telegrafi/

Read Previous

Papa Leoni bën thirrje për paqe në Ukrainë dhe armëpushim në Gazë

Read Next

Sulmet izraelite vrasin 10 persona në Rripin e Gazës