Arrestohet një person në Gjakovë pasi gjuajti me armë

Sot në ora 14:00 në fshatin Lipovec të komunës së Gjakovës është raportuar për të shtëna me armë në rrugën “Shaban Lushi”‘ . Tv Syri merr vesh se patrulla së bashku me Njësinë e Hetimeve të Policisë së Kosovës në Gjakovë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin i cili ka pranuar se ka përdorur armēn e tij TANFOGLIO 9x19mm dhe sipas tij ka gjuajtur 11 plumba, ku po ashtu ne vendin e ngjarjes janë gjetur 11 gëzhoja.

Sipas burimeve zyrtare te Tv Syrit i dyshuari është i I.SH. 43 vjeçar dhe është shoqëruar në Stacionin Policor në Gjakovë dhe është intervistuar nē cilësinë e të dyshuarit si dhe pas konsultimit me prokurorin kujdestar rasti është iniciuar si “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshem”.

Read Previous

Strukturat e BE-së thonë se “kanë nisur punën” për heqjen graduale të disa masave ndaj Kosovës