​Sot Dita e Evropës

Deklarata e 9 majit të vitit 1950 shënoi hapin e parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian, shkruan Gazeta Sinjali..

Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bëri thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut, që do të shërbenin si baza e parë konkrete për një federatë të ardhshme evropiane.

Vendet të cilave u drejtohej thirrja kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njëra-tjetrën. Ajo që propozonte Schuman ishte krijimi i një institucioni evropian mbi kombëtar, i cili do të administronte industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake.

Vite më vonë, në Samitin e Milanos në 1985, krerët e BE-së vendosën që data 9 maj të shpallej dhe festohej si Dita e Evropës.

Ndryshe, kjo ditë festohet edhe në Kosovë me aktivitete të ndryshme.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Parashikimi i motit për sot

Read Next

Emri Leo rikthehet në Vatikan pas 100 vjetësh – çfarë simbolizon për Papën e ri?