Amerikani Robert Prevost, Papa i ri

Kardinali Robert Francis Prevost nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zgjedhur papa i 267-të në histori.

69-vjeçari nga Chicago është Papa i parë nga SHBA-ja. Ai do të njihet si Leo XIV.

Konsiderohet si lider me eksperiencë të madhe që ka kaluar të gjithë karrierën në Amerikën Latine dhe ka shërbyer në zyrën e Vatikanit. Pritet të jetë vazhdues i reformave të nisura nga Papa Françesku.

Ka shërbyer për dy dekada në Peru.

“E konsideroj veten si misionar. Thirrja ime është si ajo e çdo krishterit, të jem misionar, ta shpall Ungjillin kudo që të jesh”, pati thënë ai në një intervistë të fundit për Vatikan News. /Koha.net/

Read Previous

Gërvalla në Varshavë: Integrimi i Kosovës në BE, domosdoshmëri për paqe

Read Next

Parashikimi i motit për sot