Policia franceze arrestoi 43 persona në kryeqytet dhe tre të tjerë u plagosën nga një makinë pasi klubi i futbollit Paris Saint-Germain mundi Arsenalin për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve, thanë autoritetet të enjten.
Festime të zhurmshme shpërthyen në Paris të mërkurën pasi PSG mundi rivalët e tyre anglezë 2-1 për të avancuar në finale dhe një shans për titullin e parë të Ligës së Kampionëve të klubit, përcjellë KosovaPress.
Tre persona u plagosën kur një makinë u përplas me ta pranë rrugës ikonike Champs-Elysees të kryeqytetit, ndërsa tifozët e PSG-së festonin, tha policia, duke shtuar se “rrethanat mbeten të paqarta në këtë fazë”.
“Njëri prej të plagosurve ishte në gjendje kritike”, thanë ata. Videot e postuara në rrjetet sociale treguan se makinës më pas iu vu flaka.
Policia ndërhyri për të rivendosur rrjedhën e trafikut pas festimeve të zhurmshme, por nuk raportoi “asnjë incident të madh” jashtë stadiumit. /KosovaPress/
🤯📢 Riots in Paris: A car rammed into a crowd of people. Several injured, some in critical condition
Football fans trashed half of Paris while celebrating PSG’s victory over Arsenal and their advance to the Champions League final. At one point, for unknown reasons, a car even… pic.twitter.com/lKDpSIp4R5— NEXTA (@nexta_tv) May 8, 2025