Mick Schumacher në bisedime për t’u rikthyer në Formula 1 vitin e ardhshëm

Piloti gjerman Mick Schumacher është pranë rikthimit në Formula 1 pas tri vitesh pushim. Kampion botë në Formula 2 dhe i rritur në akademinë e Ferrari, karriera e djalit të Michael Schumacher filloi zyrtarisht në vitin 2021 dhe zgjati dy sezone me Haas.

Pa vende të lira për sezonin 2024, Mick Schumacher vazhdoi si pilot i tretë dhe pilot testimi për Mercedes, McLaren dhe Williams, ndërsa filloi kapitullin tjetër të karrierës së tij në WEC te Alpine. Por ai asnjëherë nuk i humbi shpresat për një rikthim në Formula 1.

Kjo ëndërr mund të konkretizohet vitin 2026. Vitin tjetër, Cadillac do të debutojë në botëror, por ende nuk i ka zyrtarizuar pilotët e tij të ardhshëm. Sipas Bild, Schumacher u takua me drejtuesit e Cadillac gjatë garës së fundit të zhvilluar në Majemi.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse gjermani mund ta përmbushë profilin ideal të treguar nga Mario Andretti, këshilltari i makinës amerikane. Për të, çifti ideal i pilotëve do të ishte një amerikan i çiftëzuar me një pilot tjetër me shumë përvojë, pavarësisht kombësisë.

Në moshën 26 vjeç dhe me dy sezone në karrierë, mbetet për t’u parë nëse Cadillac do të dëshirojë të përqendrohet te djali i Michael apo te Sergio Perez, ish-piloti i Red Bull, me shumë më tepër përvojë se Schumacher, i cili është treguar vazhdimisht si zgjedhja ideale për ekipin. /Telesport.al/

Read Previous

Austria i bën thirrje Gjermanisë të respektojë ligjin e BE-së gjatë kontrolleve kufitare

Read Next

Ushtarët amerikanë të KFOR-it stërviten me ekipet e shpëtimit malor në Kosovë