Policia e Kosovës: 48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara janë shënuar 48 aksidente dhe janë shqiptuar 1973 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 23 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 25 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 15 persona, 10 të tjerë janë dërguar në mbajtje. /RTKlive/

Read Previous

Dështon përpjekja e 11-të për konstituimin e Kuvendit

Read Next

Murati prapë fajëson opozitën