Arbër Rexhaj: Votimi i fshehtë nuk është shkelje procedurale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka bërë të ditur se partia përsëri nuk do ta ndryshojë kandidaturën për kryetare të Kuvendit.

“Ndryshim nuk do të ketë, Albulena Haxhiu sërish do të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit”, tha ai.

Rexhaj ka konfirmuar se edhe sot VV do të shkojë me votim të fshehtë, duke e parë këtë si mundësi për të zhbllokuar situatën në Kuvend.

“Votimi i fshehtë nuk është shkelje procedurale. Shkojmë me votim të fshehtë, meqenëse janë këto numra që janë, dhe mund të ketë deputet që me vullnetin e vet ta zhbollokoj. Ndoshta në vullnetin e tyre politik, mund të jetë ndonjë deputet që vendos ta zgjedh kryetarin e Kuvendit, dhe ta konstituojmë Kuvendin”, u shpreh ai.

I pyetur për ndonjë thirrje të mundshme nga Kurti për liderët e partive politike, Rexhaj tha se kjo i mbetet kryetarit.

“Kjo çështje është e kryetarit- kryeministrit Kurti që besoj se pati një iniciativë të tillë duke i thirrur liderët të konsultohen e ku u përgjigj vetëm një subjekt politik”.

Kujtojmë se sot është tenativa e 11-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. /GazetaSinjali/

Read Previous

Faton Peci: Albulena Haxhiu sërish kandidate për kryetare të Kuvendit

Read Next

Limaj kundër votimit të fshehtë: Është në kundërshtim me praktikën parlamentare