Nxënësit ukrainas mësojnë si të manovrojnë me dronët

Disa shkolla ukrainase kanë bërë të mundur që nxënësit adoleshentë të fillojnë të mësojnë si të fluturojnë dronë, një aftësi që po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në fushën ushtarake dhe atë civile.

Ky program ka për qëllim t’u ofrojë të rinjve mundësinë për të zhvilluar aftësi teknike dhe praktike të avancuara në përdorimin e dronëve, të cilët janë përdorur gjithnjë e më shumë për mbikëqyrje, operacione ushtarake dhe kërkim-shpëtim.

Në këtë kuadër, shkollat kanë krijuar kushte për trajnim të specializuar, duke i mundësuar nxënësve të eksperimentojnë dhe të fitojnë njohuri të thelluara për funksionimin e dronëve.

Ky program është i orientuar që ata të fitojnë disa vjet përvojë, duke u ndihmuar të bëhen operatorë dronësh sa më të aftë dhe të kualifikuar.

Ndryshe, përvoja do t’u shërbejë atyre si një bazë e fortë, nëse ata vendosin të ndjekin një karrierë ushtarake më vonë, ku përdorimi i dronëve është një komponent kyç i strategjisë moderne luftarake. /Telegrafi/

https://twitter.com/i/status/1905221332637270362

Read Previous

Liverpooli është i bindur se Salah do të zgjasë kontratën

Read Next

Hungaria planifikon të ndihmojë Dodikun të arratiset nga Bosnja dhe Hercegovina