Parashikimi i motit për sot

Moti sot në Kosovë do të jetë i vranët dhe me reshje shiu.

Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, duke bërë me dije se temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C, ndërsa maksimalet nga 7°C deri në 11°C, raporton KosovaPress.

“Era do të fryjë mesatare deri e fortë nga drejtimi i veriperëndimit”, përfundon njoftimi./kp/

Read Previous

Sonte KB “Vëllaznimi” finalist i Ligës Unike në përballje ndaj “Sigal Prishtinës”

Read Next

26 vjet nga themelimi i Brigadës 137 “Gjakova”