Ferrari ndalon dërgesat në Lindjen e Mesme për shkak të luftës
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet K.Z., për veprat penale “Vrasja e rëndë e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa për të pandehurin me inicialet V.K., për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. Sipas aktakuzës, ndër të tjera cekët se i pandehuri K.Z., me datë 10.01.2025, rreth orës 02:30-03:00, në lokalin “T…” në fshatin Tërpezë, Komuna Malishevë me dashje ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin V.K., duke vënë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë, në atë mënyrë natën kritike lidhur me një mosmarrëveshje të momentit, në fjalosje e sipër janë grushtuar në mes vete, ku pason përleshja mes tyre dhe aty ndërhyn për t’i ndarë i dëmtuari E.B., mirëpo në ato momente i pandehuri K.Z., nga brezi nxjerrë armën e zjarrit të tipit “NN”, kalibër NN, për të shtënë në të mirëpo pengohet nga E.B., i cili i vë dorën mbi revole, ia kap dorën dhe nuk ja lëshon me atë rast i pandehuri ka shtënë një herë, por që gjatë asaj gjuajtje lëndohet i dëmtuari E.B., në dorë të djathtë, aty kanë ndërhyrë po ashtu të pranishmit ku e kapin për duar dhe krahu, të pandehurin K.Z., ku arrijnë ta ndalojnë, i pandehuri ka dalë nga lokali dhe është larguar nga lokali me veturën e tij.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihen në barrë.