Kremlini i djegur “shfaqet” prapa shpatullave të Presidentit ukrainas në zyrën e tij

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka zbuluar se ai mban në zyrën e tij një pikturë që tregon Kremlinin duke u djegur.

Revista Time vizitoi Presidentin ukrainas dhe gjeti tre piktura në zyrën e tij, raporton A2 CNN.

Njëra tregon një anije luftarake ruse që fundoset në Detin e Zi, ndërsa tjetra tregon trupat ukrainase që luftojnë së fundmi në territorin rus.

E treta, e përshkruar si “e preferuara e Zelenskyt”, tregon Kremlinin të përfshirë nga flakët.

“Secila ka të bëjë me fitoren,” tha Zelensky për pikturat. “Ky është vendi ku jetoj”, përfundoi ai.

Kujtojmë se megjithë premtimin e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për të arritur një marrëveshje armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës, duket se kjo gjë është ende larg. (A2 Televizion)

Read Previous

Trump pret të nënshkruajë së shpejti marrëveshjen për mineralet me Ukrainën

Read Next

Policia shqiptoi 1780 gjoba trafiku për 24 orë