Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Një incident zjarri ka ndodhur mbrëmë në qendër të Rahovecit, ku një shtëpi është përfshirë nga flakët, raporton Gazeta Sinjali.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, bashkë me zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.
Si pasojë e shpërthimit të zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa akoma nuk dihet se a ka të lënduar nga ky incident.
Në pamjet nga vendi i ngjarjes, shihet se shtëpia është bërë ‘shkrumb e hi’.
Sinjali ka kontakuar Policinë dhe është në pritje të përgjigjes.