Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se Forcat Ajrore të ushtrisë ukrainase kanë pranuar aeroplanë të rinj luftarakë F-16.
“Aeroplanë tjerë F-16 kanë arritur në Ukrainë. Rusët po gënjejnë se kanë rrëzuar diçka – ata nuk kanë rrëzuar asgjë. Lajm i mirë është se disa F-16 kanë arritur në Ukrainë”, tha Zelensky.
Në anën tjetër qendra kundër dezinformimit njoftoi se pretendimet për rrëzim të F-16 mbi rajonin Sumy, janë të rreme. Madje thonë se ky lajm i rremë u përhap nga rusët në kanale të ndryshme në Telegram.
Në vitin 2023, Shtetet e Bashkuara, Danimarka dhe Holanda ishin zotuar për dërgimin e F-16 në Ukrainë.
Në anën tjetër aeroplanët e parë që Ukraina i pranoi janë ata nga Holanda në tetor të vitit të kaluar, derisa tjerët priteshin të dorëzoheshin në fillim të shkurtit.
Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umierov ishte takuar me homologun belg Theo Francken, kah mesi i shkurtit për të diskutuar hapat e ardhshëm në implementimin e programit të F-16. /Telegrafi/