Katër raste të dhunës në familje brenda dy ditësh në Kosovë, një person në kërkim
Kompania që qëndron pas ChatGPT ka zbuluar se ka zhvilluar një model me Inteligjencë Artificiale që është “i mirë në shkrimin kreativ”, pasi sektori i teknologjisë vazhdon “grindjet” me industritë krijuese për të drejtat e autorit.
“Ne trajnuam një model të ri që është i mirë në shkrimin kreativ”, tha shefi i OpenAl, Sam Altman.
we trained a new model that is good at creative writing (not sure yet how/when it will get released). this is the first time i have been really struck by something written by AI; it got the vibe of metafiction so right.
PROMPT:
Please write a metafictional literary short story…— Sam Altman (@sama) March 11, 2025
Bëhet e ditur se sistemet me AI si ChatGPT janë subjekt i një beteje ligjore midis kompanive të AI dhe industrive krijuese, sepse modelet e tyre themelore janë “trajnuar” në grupe të dhënash të disponueshme publikisht, duke përfshirë materiale të mbrojtura nga të drejtat e autorit, si romanet dhe gazetaria, shkruan the Guardian.
New York Times po padit OpenAI për shkeljen e pretenduar të të drejtës së autorit, ndërsa Ta-Nehisi Coates dhe komediania Sarah Silverman janë ndër autorët amerikanë që padisin Metan mbi një bazë të ngjashme.
Në Mbretërinë e Bashkuar, qeveria po propozon të lejojë kompanitë me AI që të trajnojnë modelet e tyre me të drejtë autori pa kërkuar më parë leje, gjë që ka hasur në kundërshtim të fortë nga njerëzit në industritë krijuese, të cilët argumentojnë se plani rrezikon jetesën e tyre.
Ndërsa kompanitë e teknologjisë e kanë mbështetur propozimin, duke thënë se “pasiguria” mbi AI dhe ligjin për të drejtat e autorit po pengon zhvillimin dhe përdorimin e teknologjisë.
Shoqata e Botuesve në Mbretërinë e Bashkuar, një organ tregtar, tha se postimi i Altman ishte “provë e mëtejshme” se modelet e AI ishin trajnuar për materiale të mbrojtura nga të drejtat e autorit. /Telegrafi/