Mijëra qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës e rajonit kanë vizituar sot Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në shënim të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E gjithë hapësira në memorialin “Adem Jashari” ishte e mbushur me vizitorë nga të gjitha vendet shqipfolëse. Në mesin e tyre kishte edhe nxënës të cilët në mënyrë të organizuar mësonin më shumë për historinë e lavdishme të Adem Jasharit dhe familjes së tij.
Kompleksi Memorial “Adem Jashari” është vizituar nga 15 milionë e 500 mijë qytetarë