Hapet ekspozita “Persekutimi komunist i hartuesve të alfabetit shqip dhe familjarëve”

Është hapur ekspozita “Persekutimi komunist i hartuesve të alfabetit shqip dhe familjarëve”, organizuar nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Tiranë në bashkëpunim me Institutin Albanologjik në Prishtinë.

Ushtrues i detyrës së drejtorit të Institutit Albanologjik, Naim Berisha tha se përmes kësaj ekspozite paraqiten pjesë të rëndësishme të historisë shqiptare.

Pjesë e hapjes së kësaj ekspozite ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, i cili tha se kjo ekspozitë është një përpjekje për të mos i harruar sakrificat e hartuesve të alfabetit shqip.

Ndërkaq, drejtori i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Tiranë, Qelo Hoxha, tha se kjo ekspozitë paraqet viktimat e regjimit komunist. /KosovaPress/

Read Previous

MAPL nënshkruan marrëveshjet, rreth 8 milionë euro për 12 komuna

Read Next

Rama: Do hapim një aeroport të ri që do menaxhohet nga aeroporti i Mynihut