Moti sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë parashihet të ketë kushte të qëndrueshme meteorologjike, e cila do të vijë si pasojë e masave të thata të ajrit dhe fushave anticiklonike që do të fokusohet mbi Gadishullin Ballkanik.

Vetëm dita e hënë dhe e premte pritet të kenë vranësira të pakta, ndërsa ditët e tjera do të jenë kryesisht me diell, raporton KosovaPress.

“E hënë- Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e institutit./kp/

Read Previous

Numërohen mbi 47% të votave me postë

Read Next

​147 vjet nga traktati që la shqiptarët nën sundimin e Perandorisë Osmane