Arrestohet një zyrtar për falsifikim dokumentesh

Policia ka njoftuar se një person është arrestuar mbi dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, e dy të tjerë janë në arrati.

Sipas Policisë, të tre dyshohen se në komunën e Parteshit kanë bërë falsifikim të dokumenteve. 

Rasti ka ndodhur në mars të vitit 2020, ndërsa arrestimi u bë të mërkurën, 26 shkurt. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në bashkëveprim me dy të dyshuar meshkuj kosovar kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në komunën e Parteshtit (zyrat e gjendjes civile), ku kanë bërë falsifikimin e disa dokumenteve. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati”, thuhet në raportin e PK-së./rtklive

Read Previous

Për 24 orë shqiptohen mbi 2 mijë e 500 gjoba

Read Next

Hooper: Kosova duhet ta bindë SHBA-në që të vazhdojë mbështetjen për sovranitetin e saj