Parandalohen mallra të falsifikuara

Dogana e Kosovës njoftoi se ka parandaluar mallra të falsifikuara.

Gjatë kontrollit të një ngarkese, zyrtarët doganorë kanë identifikuar produkte te falsifikuara të markave të njohura, që siç u tha, jo vetëm që shkelin pronësinë intelektuale “por gjithashtu përbëjnë një rrezik për konsumatorët”.

“Dogana e Kosovës vazhdon angazhimin e saj në luftën kundër mallrave të falsifikuara, duke mbrojtur konsumatorët, bizneset dhe ekonominë vendase. Produktet e falsifikuara nuk janë vetëm një shkelje ligjore, por edhe një kërcënim serioz për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Dogana tha se ky parandalim ndikon në mbrojtjen e ekonomisë dhe të shoqërisë./Koha.net

Read Previous

Gjykata Speciale s’do të ketë seanca deri më 17 mars

Read Next

Basketboll | Rikthehen duelet interesante në Superligë